2010-07-29 15:55:40

Konferencë shkencore për Martin Camajn në Shkodër


(29.07.2010 RV)Të hënën, në Shkodër u mbajt një konferencë shkencore me rastin e 85-vjetorit të lindjes së albanologut të shquar shqiptar, Martin Camaj. Konferenca kishte si temë “Martin Camaj për kulturën shqiptare – shkrimtari dhe albanologu” dhe u organizua nga Qendra kërkimore-shkencore albanologjike në Universitetin “Luigj Gurakuqi”. Prof. Willy Kamsi, historian, një ndër pjesëmarrësit, na informon edhe se në përfundim të konferencës, u promovua një vëllim me studime për gjuhën shqipe, letërsinë dhe historinë e kulturës, kushtuar Martin Camajt, nën kujdesin e prof. Bardhyl Demirajt. Por ja informacioni i plotë i Willy KamsitRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.