2010-07-27 15:14:28

Mesazh i Papës për festën e Shën Joakinit e të Shën Anës


(27.07.2010 RV)Benedikti XVI dërgoi dje një mesazh mbi figurën e gjyshërve, me rastin e festës së prindërve të Zojës së Bekuar, shën Joakinit e shën Anës. Mesazhi u lexua në kuadrin e Ditës së gjyshërve, në edicionin e saj të 12-të në Spanjë, organizuar nga shoqata “Mosha e artë – Lajmëtarë të Paqes”. Teksti u lexua pas Meshës së kremtuar në Haén nga imzot Ramòn del Hojo Lòpez, ipeshkëv i qytetit spanjoll. Në mesazh, Papa vlerëson pasurinë fetare, shpirtërore, njerëzore e shoqërore të gjyshërve dhe i fton t’i ruajnë me fe të gjitha momentet e jetës, duke u dhënë kuptim përmes ndriçimit të tyre me dritën e Zotit tonë Jezu Krisht. Benedikti XVI i kërkon Hyjit t’i ndihmojë gjyshërit dhe lutet që Shën Joakini e Shën Ana, sëbashku me Zojën e Bekuar, t’i mbrojnë nga çdo e keqe. Shoqata “Lajmëtarë të paqes”, themeluar në vitin 1962 nga atë Anhel Garsia Rodrigez, ka si objektiv parësor mbështetjen e familjeve në nevojë. Shoqata vepron në 40 vende të botës.







All the contents on this site are copyrighted ©.