2010-07-26 16:50:44

Ministrat e jashtëm evropianë mblidhen për Kosovën


(26.07.2010 RV)Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian diskutuan sot për Kosovën në mbledhjen e radhës në Bruksel. Qëllimi i Komisionit Evropian është përcaktimi i strategjisë për integrimin e Serbisë dhe të Kosovës, pas vendimit të Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila deklaroi javën e kaluar se me shpalljen e njëanshme të pavarësisë, Prishtina nuk ka shkelur asnjë ligj ndërkombëtar. Ministrat e jashtëm morën parasysh edhe pasojat, që mund të ketë një vendim i tillë, për raste të tjera të ngjashme nëpër botë, duke përsëritur se ai i Kosovës është rast unik.
Ndërkaq, të dyja shtetet kanë filluar aktivitetin diplomatik: Kosova për t’u njohur nga sa më shumë shtete, Serbia për ta penguar këtë njohje. Siç deklaroi këto ditë, ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç, Beogradi do të nisë një letër në 55 vende, që akoma nuk e kanë njohur Kosovën, në përpjekjen për t’i bindur të mos e bëjnë këtë hap. Por edhe qeveria e Prishtinës u ka dërguar mesazhe krerëve të 121 shteteve, me ftesën për njohjen e pavarësisë së vendit. Jo rastësisht, të nesërmen e shpalljes së vendimit të Gjykatës së Drejtësisë, autoritetet kosovare deshën t’i tregojnë botës se duan ta luftojnë korrupsionin, duke arrestuar guvernatorin e Bankës Qendrore, Hashim Rexhepi. Por për një koment, pas vendimit mbi ligjshmërinë e pavarësisë, të dëgjojmë, në mikrofonin e don David Gjugjës, profesorin e Shkencave Politike dhe të së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim HotiRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.