2010-07-23 17:04:15

Patriku latin i Jeruzalemit dënon hyrjen me dhunë të ekstremistëve izraelitë.


Në një qytet si Jerusalemi, i “Shenjtë për tri fetë monoteiste, çdo grup besimtarësh duhet të respektojë të drejtat dhe ndjenjat fetare të tjerëve”. Kështu, në një komunikatë të përhapur dje në mbrëmje Patriarkati latin i Jerusalemit, e botuar nga agjencitë e lajmeve, Patriku Fouad Twal ka dënuar hyrjen me dhunë të martën e kaluar, të disa ekstremistëve izraelitë mbi Kodrën e Tempullit.
“Një provokim i tillë minon bashkëjetesën fetare e përkeqëson situatën edhe kështu të tensionuar politike”, shkruan Patriku, i cili i kërkon qeverisë izraelite t’i dënojë autorët e gjestit e të veprojë në mënyrë që të garanton që akte të ngjashme të mos përsëriten më.







All the contents on this site are copyrighted ©.