Indonezi: në Bekasi, islamikët kërcënojnë protestantët
Një grup prej më se 500 ekstremistësh islamikë bllokoi të krishterët e Kishës protestante
Huria (Hkbp), në një zonë ku kryhej shërbimi fetar i së dielës. Ngjarja ndodhi pikërisht
të dielën e kaluar, në Pondok Timur, të distriktit Bekasi, në perëndim të vendit.
Myslimanët i mbyllën të gjitha shtigjet, për t’i penguar të krishterët të dilnin nga
zona, ku ishin mbledhur, e nisën t’i shajnë e t’i terrorizojnë. Grupi i besimtarëve
protestantë i kryen shërbimet fetare në mjedise të hapura, sepse lokali ku mblidhej
u mbyll, me akuzën se ishte i paligjshëm.Nuk është hera e parë që kjo kishë vihet
në shënjestër nga islamikët. Por, pavarësisht nga kërcënimet, Pastori i bashkësisë
së vogël protestante deklaroi se besimtarët do të vijojnë të mblidhen për shërbimin
fetar të së dielës, në të njëjtin vend.