2010-07-22 17:20:20

Sali Berisha:GJND-ja iu dha fund pazareve me tokat shqiptare


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një konferencë të drejtpërdrejtë për media, menjëherë pas shpalljes së opinionit rreth ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës, vlerësoi se vendimi i sotëm i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është historik për të ardhmen e shtetit të Kosovës.
Sali Berisha tha se pavarësia ishe e njohur nga bota e lirë në tërësinë e saj, por ky vendim i GJND-së sipas tij mbetet vendim hyjnor për Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët.
“Analiza ishte e kristaltë, fitorja ishte bindëse. Ishte e tillë sepse e drejta ishte në anën e shqiptareve. Madje ky vendim pritej edhe nga ato vende qe nuk e njohur Kosovën, sepse shumica e tyre kishte respekt te madh për vuajtjet dhe sakrificat që përjetuan shqiptarët e Kosovës për një shekull”.
Kryeministri Berisha falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët evropian për kontributin që kanë dhënë që populli i Kosovës të jetojë i lirë dhe i pavarur.
Berisha tha se Shqipëria deri tani ka bërë çdo përpjekje të mundshme për të ndikuar në njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe do të vazhdojë lotimin, i cili sipas tij tani do të jetë më i lehtë, “sepse vendimi GJND-së i ka dhënë mbështetjen më të fuqishme këtij procesi”.
Kryeministri Berisha tha se GJND-ja me vendimin që mori të enjten i dha fund edhe kapitullit të pazareve territoriale të tokave shqiptarëve, e në radhë të parë të Kosovës. /Telegrafi/







All the contents on this site are copyrighted ©.