Ambasada e Kosovës në Romë përshëndet parimin e GNDJ mbi pavarësinë e Vendit
Mirëpresim Mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhënë sot, keshtu shprehet
ambasadori i Kosoves ne Rome zoti Albert Prenkaj e shton: Gjykata konstatoi, me shumicë
dërmuese, se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Mendimi i Gjykatës është eksplicit dhe i qartë, dhe nuk lë vend për dyshim. Gjykata
Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të Kosovës në të gjitha pikat.
Tani
presim njohje të mëtejme të Kosovës. U bëjmë thirrje shteteve që e kanë shtyrë njohjen
e Republikës së Kosovës në pritje të Mendimit të Gjykatës, që tani të vendosin për
njohjen.
Nuk ka asgjë në Mendimin e dhënë nga Gjykata që hedh çfarëdo dileme
rreth shtetësisë së Republikës së Kosovës, tashmë një realitet i pakontestueshëm.
Shihet qartë se pavarësia e Kosovës nuk ka krijuar asnjë precedent. Kosova
është dhe gjithnjë ka qenë një rast i veçantë.
Pavarësia e Kosovës është në
interes të gjithë Ballkanit Perëndimor.
E ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë
është në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Për këtë arsye, duhet të ketë marrëdhënie
të mira fqinjësore. Këtë e kërkojmë ne. I takon Serbisë tani që të jetë në nivel të
përgjegjësive.
Duam të ritheksojmë gatishmërinë e Kosovës për të diskutuar
çështje praktike të interesit të ndërsjellë me Serbinë. Çfarëdo bisedash me Serbinë
duhet të jenë mbi baza të barabarta, si dy shtete të pavarura dhe sovrane.