2010-07-21 15:08:33

Serbia refuzon propozimin e BE-së për rezolutë të përbashkët për Kosovën


Krerët e shtetit të Serbisë kanë refuzuar propozimin e Bashkimit Evropian që së bashku të hartojnë një rezolutë të re për Kosovën e cila do t'i dërgohej Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në takimin e kryesuar nga presidenti Boris Tadiq, është vendosur që të mos pranohet propozimi i BE së me arsyetimin se "është shumë neutral, i papërcaktuar dhe i papranueshëm për Serbinë", pohon gazeta "Blic", duke iu referuar burimeve të sigurta të qeverisë serbe.
Në propozimin e BE së që së bashku me Serbinë të sponsorizojnë një rezolutë të re për Kosovën, e cila si hap kyç i mëtejshëm të Beogradit ndaj Kosovës duhej t'i paraqitej Kombeve të Bashkuara dhe të çojë deri në bisedime për statusin, nuk përmenden as statusi dhe as bisedimet. "Kjo letër plotësisht eliminon ftesën për negociata të Serbisë dhe Kosovës për statusin e nuk përmend ilegjitimetetin e pavarësisë së vetëshpallur të Kosovës, prandaj si e tillë është e papranueshme", ka thënë për gazetën "Blic, burimi nga qeveria serbe.







All the contents on this site are copyrighted ©.