2010-07-21 17:06:43

Rihapet procesi i Haradinajt në Gjykatën e Hagës.Intervistë me prof. Afrim Hotin


(21.07.2010 RV)Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për ish-Jugosllavinë ka vendosur të hapë një proces të ri për krime lufte kundër ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Kanë kaluar dy vjet qëkur Haradinaj fitoi procesin e parë në Hagë, duke u liruar nga 37 akuza për krime kundër serbëve gjatë konfliktit të Kosovës në periudhën 1998-1999.
Sipas Gjykatës, procesi i parë është kompromentuar nga frikësimi i dëshmitarëve, që gjykatësit nuk arritën ta kuptojnë. Procesi i ri bazohet mbi gjashtë akuza, ndër të cilat vrasje, mizori dhe trajtim çnjerëzor kundër të burgosurve. Sëbashku me ish-kryeministrin do të gjykohen sërish edhe ish-komandantët e UÇK-së, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj, i pari i liruar, ndërsa i dyti në burg për gjashtë vjet.
Siç mund të pritet, lajmi është marrë me entuziazëm nga Serbia, ndërsa autoritetet e Prishtinës kanë shprehur dyshime. Mbi rihapjen e procesit për ish-kryeministrin kosovar Haradinaj dhe mbi vendimin e mundshëm të Gjykatës së Drejtësisë folëm me profesorin e Shkencave Politike dhe të së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti.....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.