2010-07-20 13:56:20

Programi i Vitit Jubilar të së Lumes Nënë Terezë 2010 në Kosovë me rastin e 100 vjetorit të lindjes.


Këtë Vit kushtuar 100 vjetorit të lindjes të së Lumes Nënë Terezë e shpalli në katedralen e Prizrenit "Zoja Ndihmëtare", ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji, më 5 shtator 2009 nga ana kishtare.
Po këtë e bëri edhe Presidenti i Kosovës dr. Fatmir Sejdiu më 10. 12. 2009, në 30 vjetorin e marrjes së Çmimit Nobel për Paqe në Oslo, 10 dhjetor 1979, me rastin e Akademisë kremtore kushtuar kësaj ngjarjeje.
Fill pas është krijuar Këshilli Organizativ i përbashkët me këtë përbërje:
Ministri i Kulturës, Valton Beqiri; tash Lutfi Haziri, Ministri i ri i Kulturës;
 Lirije Kajtazi, zëvendsministre;
Përfaqësuesi i Presidencës, Xhavit Beqiri;
Përfaqësuesi i Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës, Ali Podrimja;
Drejtori i Institutit të Historisë, Dr. Jusuf Bajraktari;
përfaqësuesi i Kishës katolike dhe biografi i Nënës Tereze, don Lush Gjergji;
 Shefki Ukaj, Koordinator;
 Arbër Hadri, Muzeu Kombëtar i Kosovës.

Grupi i Punës është zgjeruar me këta anëtarë:

Baki Jashari, Filarmonia - Opera e Kosovës;
Sali Bashota - Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës;
Burbuqe Berisha - Teatri Kombëtar i Kosovës;
Fahredin Spahija - Galeria e Arteve e Kosovës;
Hysen Matoshi, Instituti Albanologjik i Prishtinës.

Deri me tash janë organizuar këto veprimtari:
12. XII. 2009: Koncerti i Filarmoni - Operës së Kosovës kushtuar 30 vjetorit të marrjes së Çmimit Nobel nga Nënë Tereza. Në Katedralen e Prizrenit;
14. 01. 2010: Koncerti i Fakulteteve të Arteve;
 
Botimi i librave kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Nënës Tereze: 
Don Lush Gjergji, “Nëna Tereze, dashuria në veprim”, fq. 50; shqip 2000 kopje; anglisht 3000 kopje.
Don Lush Gjergji, “Nëna Tereze, Shenjtëresha e Dashurisë”, fq. 80, shqip 3000 kopje, anglisht 2000.
Ibrahim Kadriu, “Qerrja e Dritës”, roman dhe “Deri në Osllo”, dramë në katër akte, 2010.
Botimi i veprës poetike të Nënës Tereze, “Poezi dhe uratë”, në gjuhën shqipe, anglishte dhe gjermane.
Maj 2010: Ora e madhe letrare kushtuar Nënës Tereze në Gjakovë.
Gjatë korrikut botimi i trilogjisë së Anton Nikë Berishës: “Nëna Tereze, në tri shpalime”.

Planifikohet të mbahen:

Gusht 2010, gjatë Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhë, Letërsi dhe Kulturën Shqiptare, një seksion i veçantë me tematikë: “Figura e Nënës Tereze në letërsi”.
26. 08. 2010: Emërtimi i Urës së Mitrovicës mbi Ibër "Ura e Paqes - Nënë Tereza"
4. 09. 2010: Koncerti i Filarmonisë dhe Operës së Kosovës, "Requiem” e Giuseppe Verdit".
Pranimi Kremtor për mysafirë dhe pjesëmarrës në mbrëmje.
5. 09. 2010: Mesha në Shenjtërore dhe Katedrale të re të Prishtinës "Nëna Tereze".
5. 09. 2010: "Miqtë e Kosovës" dhënia e 10 shpërblimeve "Nëna Tereza" organizatave ose personaliteteve që kanë ndihmuar Kosovën.
7. 09. 2010: Konferenca Shkencore Ndërkombëtare: jeta dhe vepra e Nënës Tereze, organizator Instituti i Historisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.
26-30. 09. 2010: Java e filmave dokumentarë kushtuar Nënës Tereze
Ribotimi i monografisë së Don Lush Gjergjit "Nëna e Dashurisë", anglisht 2000 kopje dhe shqip 2000.
Tetor 2010: Botimi i Foto-Albumit shqip dhe anglisht "Nderimi i Nënës Tereze në botën shqiptare".
Gjatë dhjetorit 2010: Promovimi i librave të botuara gjatë vitit 2010 kushtuar 100 vjetorit të Lindjes së Nënës Tereze.
Gjatë dhjetorit 2010: Përurimi i Shtëpisë Përkujtimore "Nëna Tereze" në Prizren.
Gjatë dhjetorit 2010: Koncerti vokalo - instrumental me vepra kushtuar Nënës Tereze, nga ana e Fakultetit të Arteve, dega e muzikës.

Sa i përket anës shpirtërore dhe kishtare në çdo famulli kishtare do të mbahen  treditshe, takime lutjesh, meditime, adhurime, me fëmijë, grupe rinore, kore, kushtuar Nënës Tereze.

Kulmore do të jetë Mesha ditën e festës të së Lumes Nënë Terezë në Shenjtëroren Katedrale "Nëna Terezë" në Prishtinë më 5 shtator 2010, ku do të marrin pjesë të gjitha famullitë kishtare te vendit, misionet në Evropë dhe Amerikë, sidomos të varfërit, të moshuarit, gratë e veja dhe fëmijtë bonjakë.









All the contents on this site are copyrighted ©.