Nga një sulm i kurdëve në juglindje të Turqisë u vranë gjashtë ushtarë. Luftëtarë
të Partisë Kurde të Punës, PKK, sulmuan në natën duke u gdhirë dita e martë një pikë
kufitare në afërsi të qytetit Hantepe dhe plagosën disa ushtarë të tjerë, njofton
agjencia shtetërore e lajmeve. Ushtria turke ka vënë në përdorim edhe helikopterët
luftarakë. Partia Kurde e Punës, e ndaluar në Turqi, edhe pse cilësohet nga Shtetet
e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian si grupim terrorist, vazhdon me denoncimin
e gjendjes së rëndë të kurdëve dhe shkeljen e të drejtave të tyre në Turqi.