2010-07-20 16:59:09

Afganistan, Klinton: fillon një epokë e re, tranzicioni nga 2011


“Sot në Afganistan fillon një epokë e re për sa i përket angazhimit tonë”. Kështu pohoi sekretari i Shtetit amerikan, Hilari Klinton, gjatë fjalimit mbajtur në konferencën ndërkombëtare në Kabul. “Kemi planifikuar përshpejtimin e procesit të kalimit të sigurisë në duar të afganëve e data e korrikut të 2011 përfaqëson si aspektin e urgjencës si dhe forcën e qëllimeve tona”, vijoi H. Klinton, duke shpjeguar se administrata Obama ka vendosur të fillojë me tërheqjen e trupave të veta duke u filluar nga viti i ardhshëm. Mirëpo reduktimi gradual i forcave nuk duhet të konsiderohet si shenjë e reduktimit të angazhimit.
“Bota është me Afganistanin - pohoi sekretarja e Shtetit -, nuk kemi ndërmend ta braktisim misionin afatgjatë pikërisht për të arritur rivendosjen e një Vendi të qëndrueshëm, të sigurt e paqësor. Procesi i tranzicionit, është shumë i rëndësishëm që të mund të konsiderohet i pakufishëm. Sidoqoftë, rruga nuk do të jetë e lehtë”.
Në këtë këndvështrim foli edhe sekretari i përgjithshëm i Natos, Rasmussen, i cili shpjegoi se “tranzicioni do të bëhet në mënyrë graduale mbi bazën e një shqyrtimi të situatës politike e të sigurisë, e kur do të jenë realizuar e kryer, forcat ndërkombëtare nuk largohen por do të kalojnë në një rol tjetër atë të mbështetjes”.
Hilari Klinto në konferencën ndërkombëtare mbi Afganistanin foli për nevojën e luftimit të korrupsionit e hapi mundësinë e integrimit në shoqëri për luftëtarët talebanë. Lidhur me këtë, Klinton tërhoqi vëmendjen se kjo leje do të mund të bëhet vetëm ndaj “atyre që janë të gatshëm për paqe” që do të thotë se heqin dorë nga dhuna, pranojnë të respektojnë Kushtetutën afgane dhe ligjet, e sidomos garantojnë të drejtat e grave. Fjalët e sekretares së Shtetit amerikan u konfirmuan në hapjen e punimeve të kësaj konference nga presidenti afgan, Hamid Karzai. Ai pohoi se brenda vitit 2014 forcat e sigurisë lokale do të duhet të jenë përgjegjës për të gjitha veprimet e ndërhyrjet e sigurimit e të rendit publik në Vend”. Synimi i kësaj konference është mbështetja e planit të integrimit të ri e pajtimit të Vendit.







All the contents on this site are copyrighted ©.