2010-07-19 17:45:36

Selia e Shenjtë: pabarazitë në BE shumë të mëdha; e patolerueshme rritja e papunësisë


(19.07.2010 RV)U mbajt sot në Bruksel, takimi vjetor i institucioneve evropiane me krerët fetarë mbi temën e Vitit Evropian 2010 për luftën kundër varfërisë e përjashtimit shoqëror. Takimi u zhvillua në selinë e Komisionit Evropian, ku u mblodhën të krishterë, hebrenj, myslimanë, eksponentë të bashkësisë Sikh dhe të Hinduizmit nga 14 shtete evropiane. Katolikët u përfaqësuan nga kryetari i Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore Evropiane, kardinali Peter Erdë, nga ai i Komisionit të Konferencave Ipeshkvnore të Bashkimit Evropian, ipeshkvi Adrianus van Luyn, kreu i episkopatit sllovak, imzot Stanislav Zvolenski dhe nënsekretarja e Këshillit Papnor për Drejtësinë e Paqen, Flaminia Xhovaneli.
Ky është takimi i gjashtë i mbledhjeve të filluara nga presidenti evropian Barroso në vitin 2005. Qëllimi është gjetja e strategjive për integrimin shoqëror të personave më të brishtë e më nevojtarë, përmes punësimit, arsimimit, formimit të vazhdueshëm e përmirësimit të shëndetësisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.