2010-07-19 17:45:26

Në Indi, një monedhë për të përkujtuar Nënë Terezën


(19.07.2010 RV)Qeveria indiane ka vendosur të presë një monedhë për të përkujtuar 100-vjetorin e lindjes së bamirëses shqiptare, të Lumes Nënë Tereza. Plani është miratuar nga Eprorja aktuale e përgjithshme e Motrave të Dashurisë, motër Mari Prema, por paraqitja zyrtare do të bëhet më 28 gusht, në Nju Delhi. Kjo është vetëm njëra nga nismat e shumta, organizuar nga shoqëria civile e nga Kisha e Indisë, për të kujtuar Nënë Terezën. “Falenderojmë qeverinë për këtë gjest fisnik – deklaroi zëdhënësi i ipeshkvijve indianë, atë Babu Jozef. Kjo tregon mirënjohjen dhe dashurinë që indianët ndjejnë për Nënë Terezën, ikonë e vërtetë bamirësie për të gjithë vendin”.







All the contents on this site are copyrighted ©.