2010-07-18 10:10:39

Shenjtorët e Javës sipas kalendarit Kishtar


Sot e diel 18 korrik, Kisha kremton të dielën e 16-të gjatë vitit kishtar e po sot më 18 korrik, kalendari Kishtar përkujton edhe Shën Emilianin, martir e Shën Brunon nga Senji, ipeshkëv. Zoti hyn në jetën e njeriut në majë të gishtërinjve. Atëherë në zemra ndizet një shkëndijë dashurie e fafon një flakëz feje, e cila na shndërron e na ndihmon të gjejmë rrugën e drejtë, rrugën e fesë, që çon te Ati”.

Në përkujtimin shën Simaku, papë e Shën Makrina që do të kremtohen të hënën më 19 korrik, liturgjia na kujton përgjigjen që Krishti i jep Hyjit: “Kështu të pëlqeu, ty, o Atë”, me të cilën miraton pa kushte vullnesën e Perëndisë. Përgjigja e Krishtit duhet të jetë përgjigja e çdo të krishteri.

Shën Apolinari, ipeshkëv i Ravenës e martir, shën Elia, profet e shën Aureli i Kartagjenës që do të kremtohet të martën më 20 korrik. Zoti ka premtuar ta shpëtojë njeriun e lodhur e të shtypur dhe e mban premtimin, duke i dërguar Birin e vet, Jezusin. Por paradoksalisht, në sa na shpëton nga barra e mundimeve tona, kërkon të marrim mbi shpinë zgjedhën e tij, kryqin e tij, e ta ndjekim pas, duke na siguruar se kjo barrë bëhet e lehtë në se mësojmë ta mbartim me zemër të butë e të përvujtë, si na mëson Ai.
 
Të mërkurën që vjen më 21 korrik, kalendari Kihstar përkujton Shën Lorencin nga Brindizi, meshtar kaupuçin doktor i Kishës, Shën Prasedian romake e Shën Ezekielin profet Liturgjia. Liturgjia e ditës na kujton se shërimet që kryen Jezusi të shtunën, nuk duhen shikuar si shkelje e ligjit të Hyjit, por si shenjë e mëshirës së tij, që shprehet edhe në parafoljet e Izaisë profet.

Të enjten më 22 korrik, kalendari liturgjik kremton festën e Shën Marisë Magdalenë nxënëse e Zotit. Kjo festë kremtohet edhe nga etërit kapuçinë në Kishën e Taraboshit, në breg të lumit Bunë. Zoti hyn në jetën e njeriut në majë të gishtërinjve. Atëherë në zemra ndizet një shkëndijë dashurie e fafon një flakëz feje, e cila na shndërron e na ndihmon të gjejmë rrugën e drejtë, rrugën e fesë, që çon te Ati”.

“Jezusi u kujton gjithë të krishterëve se duhet t’i shërbejnë mbarë tokës, duke u bërë për të kripë e dritë”. Është reflektimi që buron nga liturgjia e festës së Shën Brigjidës, rregulltare, Pajtore e Evropës, që do të kremtohet të premten e ardhshme më 23 korrik.

Të shtunën që vjenmë 24 korrik më Kisha do të përkujtojë Shenjtin Sharbel Makluf, meshtar e Shën Kristinën, virgjër e martire. Me jetën e tyre na nxisin të meditojmë se detyra kryesore e njeriut është të bëjë vullnetin e Zotit. Detyrat e kërkesat e tjera të panumërta të jetës njerëzore, që nga ato të familjes, tek detyrat e punës, janë të gjitha të dorës së dytë e të gjitha të varura pikërisht nga vullneti i Zotit.
 
Të dielen e ardhshme më 25 korrik Kishta kremton të dielën e 17-të gjatë vitit kishtar e po më 25 korrik klenaendari përkujton Shën Jakun e madh, apostull dhe Shën Kristoforin, martir. Lturgjia na kujton se kush mbjell me vaj, do të korrë me gëzim! E kjo do të thotë se ecja në gjurmët e Jezusit nuk të çon tek ngjitja e shkallëve të karrierës. Të ndjekësh Krishtin do të thotë të pish me fund kelkun e mundimeve të Tij.







All the contents on this site are copyrighted ©.