2010-07-18 12:23:26

Papa në lutjen e Engjëllit të Tënzot: në vend të parë Fjala e Zotit, pa dashuri asgjë nuk ka vlerë.


Papa Benedikti Xvi sot gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot në Kastelgandolfo mes tjerash nënvizoi se koha e pushimeve është kohë ideale për t’i dhënë hapësirë Zotit, pa kuptimin e thellë puna jonë mbetët e shterpët, pa dashuri asgjë nuk ka vlerë në jetë. Po ja fjalët e Atit të Shenjtë Racinger.

Të dashur vëllezër e motra!
Tashmë jemi në zemrën e verës, së paku në hemisferën veriore. Është kjo një kohë gjatë së cilën janë të mbyllura shkollat e gjatë së cilët përqendrohet pjesa më e madhe e pushimeve. Edhe veprimtaritë baritore të famullive kishtare janë reduktuar, e unë personalisht kam pezulluar audiencat për një periudhë. Është pra një moment i volitshëm për t’i dhënë vendin e parë asaj që vërtet është më e rëndësishmja në jetë, do të thotë dëgjimi i Fjalës së Zotit. Këtë na kujton edhe Ungjilli i kësaj së diele, me ngjarjen e njohur të vizitës së Jezusit në shtëpinë e Martës e të Marisë, për çka na tregon shën Ulka ( 10,38-42).
Marta e Maria janë dy motra; kanë një vëlla, Lazrin, i cili në këtë rast nuk duhet. Jezusi kalon nëpër fshatin e tyre e - thotë teksti - Marta e përbujti, e mikpriti (krh 10.38). Ky detaj le të kuptohet që, prej të dyjave, Marta është e madhja, ajo që qeveris apo mirëmban shtëpinë. Vërtet, pasi që Jezus u ul, Maria shkon e ulet tek këmbët e tij dhe e dëgjon, derisa Marta është e impenjuar e tëra me shumë shërbime e punë, sigurisht për të nderuar Mysafirin e jashtëzakonshëm. Na duket sikur e shohim skenën: një motër që lëviz e dhënë dhe e zënë pas punëve, e tjetra si të jetë e rrëmbyer dhe e mahnitur nga prania e Mësuesit dhe e fjalëve të tij. Pas pak Marta, që ankohet, nuk përmbahet dot e proteston, duke e ndjerë veten në anë të drejtë për të kritikuar Jezusin: “Zotëri, a nuk po të duket rëndë që motra ime më la krejt vetëm të shërbej? Thuaj, pra, të më ndihmojë!” . Marta do të donte madje edhe ta mësonte Mësuesin! Ndërsa Jezusi, me qetësi të madhe, përgjigjet: “Martë, Martë, ti po brengosesh dhe po shqetësohesh për shumë gjëra, e pra e nevojshme është vetëm një. Vërtet, Maria zgjodhi pjesën më të mirën që nuk do t’i merret.”( 10,42-42). Fjala e Krishtit është tejet e qartë: asnjë përbuzje për jetën aktive, asnjë përçmim për punën, aq më pak për mikpritjen bujare; por një vërejtje ndaj faktit që e vetmja gjë që me të vërtetë e domosdoshme është një tjetër: është dëgjimi i Fjalës së Zotit; e Hyji në atë çast është aty, i pranishëm në Personin e Jezusit! Çdo gjë tjetër do të kalon e do të na merret, mirëpo Fjala e Zotit është e amshuar dhe i jep kuptim veprimit tonë të përditshëm.
Të dashur miq, siç thash, kjo faqe e Ungjillit është në përkim me kohën e pushimeve, sepse na tërheq vëmendjen ndaj faktit që personat njerëzor, duhet po të punojnë, të angazhohen në punët shtëpiake e profesionale, mirëpo para së gjithash kanë nevojë për Zotin, që është dritë e brendshme e Dashurisë dhe e së Vërtetës. Pa dashuri, edhe aktivitetet më të rëndësishme e humbin vlerën, e nuk japin gëzim. Pa domethënie të thellë, e tërë puna jonë reduktohet në një aktivizim të shterpët e të çrregullt. E kush na jep Dashurinë e të Vërtetën, përveç se Jezu Krishti? Të mësojmë pra, të ndihmojnë njëri tjetrin, të bashkëpunojmë, por mos të harrojmë më parë të zgjedhim pjesën e anën më të mirë, që është e do të jetë përgjithmonë e mira jonë më e madhe.
Së fundi ju përshëndes të gjithëve, ju uroj të diele të mirë. Zoti ju bekoft!







All the contents on this site are copyrighted ©.