2010-07-18 10:09:38

Kryeipeshkvi indian, Frensis Asizi Çullikat është vëzhguesi i ri i Selisë së Shenjtë në OKB-në e Nju Jork-ut


Benedikti XVI emëroi dje vëzhguesin e ri të përhershëm të Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara të Nju Jorkut: është kryeipeshkvi 57 vjeçar indian, Frensis Asizi Çullikat, deri tani nunc apostolik në Irak e në Jordani. Ndërrimi pritej që më 30 qershorin e kaluar, kur Papa emëroi përfaqësuesin e Vatikanit pranë OKB-së, kryeipeshkvin Çelestino Miliore, nunc apostolik në Poloni.







All the contents on this site are copyrighted ©.