2010-07-18 10:07:48

Ipeshkvijtë BE-së: së bashku, në luftë kundër varfërisë


Në Pallatin e Komisionit Evropian të Brukselit, Kishat e krishtera të Evropës u takuan këto ditë me një delegacion të Komisionit evropian e të qeverisë belge, që ka presidencën gjashtëmujore të Bashkmit. Takimin e organizuan institucionet e Koordinimit Kishtar, Komisioni ‘Kisha e Shoqëria’ dhe Konferenca e Kishave Evropiane (Csc dhe Kek) ndërsa, për Kishën katolike, Komisioni i Episkopateve të Bashkimit Evropian (Comece).
Komisioni Evropian përfaqësohej nga komisioneri për punën e çështjet shoqërore, Laslo Andor, i shoqëruar nga një delegacion i përgjegjësve të sektorit shoqëror pranë Komisionit në fjalë. Në qendër të vëmendjes, përpjekja për ta thelluar impenjimin e kishave në luftë kundër varfërisë e përjashtimit të njerëzve nga radhët e shoqërisë. U vu në dukje se përgjegjësitë e institucioneve shtetërore ndryshojnë nga ato të kishave, por kjo nuk e përjashton aspak mundësinë e bashkëpunimit të ngushtë, me një synim të përbashkët: ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, ku ka më pak varfëri, më shumë rend e ku vihen në plan të parë vlerat e vërteta etike e civile.







All the contents on this site are copyrighted ©.