2010-07-18 10:08:31

DBR Madrid 2011: Për adhurimin eukaristik do të përdoret Ostensori monumental


Ostensori monumental i katedrales së Toledos do të përdoret për adhurimin eukaristik të natës pa gjumë të lutjes, më 20 gusht, kur përfaqësues të rinisë botërore do të jenë mbledhur në Madrid, rreth Benediktit XVI, për Ditën e tyre botërore. Njoftimin e jep komiteti organizues spanjoll. Është fjala për një vepër – sqaron Agjensia Sir, që mund të konsiderohet kryevepër e argjendarëve spanjollë, realizuar më 1524, nga Arfe, familje argjendarësh, të specializuar në punimin e arit e të gurëve të çmuar.
Ostensori është tri metra i gjatë, i punuar krejt me ar e argjend. Mund të admirohet vetëm në procesionet e Corpus Domini, që kremtohen çdo vit nëpër rrugët e Toledos. Specialistët mendojnë se është vepra më e mirë e argjendarisë spanjolle të të gjitha kohëve. Ia vlen ta çosh në Madrid, në mes të të rinjve, për Ditën e tyre Botërore. E duhet konsideruar edhe nder i veçantë. Adhurimi eukaristik i Cuatro Vientos do t’u krijojë të rinjve mundësinë ta kundrojnë e ta admirojnë këtë vepër të pashoqe arti e, njëkohësisht të rizbulojnë vlerën e artit në liturgji.







All the contents on this site are copyrighted ©.