2010-07-18 10:09:03

Anglikanët hapin rrugën e shugurimit ipeshkvnor të grave


(18.07.2010 RV) Në Angli gratë së shpejti do të shugurohen pa anjë pengesë, ipeshkve të Kishës anglikane. Lind kështu, gramatikisht, gjinia femërore e emrit ‘ipeshkëv’. Vetëm për Kishën anglikane, natyrisht. Për Kishën katolike ky emër vijon të ketë vetëm një gjini: atë mashkullore! Vendimin e mori Sinodi anglikan, që u mbyll të martën e kaluar në Jork, në Mbretërinë e Bashkuar. Sinodi ishte thirrur të shprehej për këtë temë nga kryeipeshkvi i Kantërbërit, Rouan Viliams. E kjo, sepse prej 25 vjetësh, në Kisha të ndryshme të Bashkimit anglikan të Amerikës, Zelandës së Re, Australisë, Kubës e Kanadasë, shumë gra tashmë janë ngritur në rangun e ipeshkvit. Natyrisht një përfundim i tillë ka shumë kundërshtarë në vetë gjirin e Bashkimit anglikan e, njëkohësisht, krijon një problem të ri në rrugën ekumenike.







All the contents on this site are copyrighted ©.