2010-07-15 14:28:48

Qendra Sociale-Edukative "Don Bosko" në Prishtinë e të rinjtë kosovarë


Qendra sociale-edukative “Don Bosko” e Salezianëve në Prishtinë ka përfunduar vitin shkollor, por veprimtaria edukative e saj me të rinj vijon edhe gjatë kësaj kohe verore me programe të ndryshme argëtuese, për të ndihmuar gjithnjë në formimin e të rinjve më vlera njerëzore e intelektuale, shpirtërore e shoqërore, sipas shpirtit të Shën Gjon Boskut.
Saleziani italian don Mateu,drejtor i kësaj qendre saleziane pohon se kjo qendër sociale-edukative ka për qëllim arsimimin dhe edukimin e të rinjve të varfër dhe të pa punë, aftësimin e tyre profesional, e kësisoj të ndikoj në tejkalimin e  krizave ekonomike e sociale  me ç`ka  është  ballafaquar e vazhdon të ballafaqohet edhe Kosova e pasluftës.
Kjo qendër sociale-edukative e Kishës katolike në Prishtinë mundëson që edhe Kosova të ketë sistem modern arsimorë, shembull se si duhet të lëvizur tash dhe në të ardhmen në fushën e arsimit profesional në vend për të ndihmuar brezin e ri e kështu të ndërtohet e ardhmja. Po më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt.....RealAudioMP3

Ja edhe adresa e kësaj qendre.
rr. "Tahir Zajmi", p.n. Prishtinë
Prishtinë
Telefono:
Tel. 038 / 603 169 Fax: 038 / 603 170
E Hënë:
8.00 - 16.00
E Marte - e Premte:
8.00 - 4.00







All the contents on this site are copyrighted ©.