2010-07-15 18:21:20

Përleshje në Belfast shkaktuar nga marshimi oranzhist.


Në Belfast, Irlandë e veriut, vazhdon dhuna ndërmjet grupeve unioniste dhe republikane, që filloi më 12 korrik, datë kur bashkësia unioniste përkujton me një marshim fitoren e Vilhelm Oranzhit kundër mbretit Xhejms II në betejën e Bojnë, në vitin 1690.
Po, pse shpërthyen pikërisht tani këto përleshje? Në mikrofonin tonë flet korrespondenti i gazetës “La Stampa”, Andrea Malaguti:

Përgjigje: Natyrisht që hetimet e policisë vazhdojnë por përleshjet nuk kanë reshtur ende. Shkaku i dhunës qe parada oranzhiste e 12 korrikut, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, ndonëse këtë herë përleshjet dhe dhuna ishin shumë më të forta se ato të viteve të përparshme. Sipas policisë, në të vërtetë, kësaj here kemi të bëjmë me shumë fakte që përzihen së bashku. Së pari, reduktimi i buxhetit i qeverisë Kameron godet në mënyrë të veçantë zonat më të varfra të vendit, dhe s’ka dyshim se Irlanda e veriut është një nga këto. Plus pastaj distanca e madhe ndërmjet nacionalistëve, nga njëra anë dhe atyre që janë besnikë të mbretërisë, nga ana tjetër. Kështu që marshimi kthehet gjithmonë në një tension të lartë, por kësaj here, - pohojnë burimet e policisë, - dikush i ka organizuar këto përleshje më gjerë se zakonisht.

Përgjigje: Në zonën kryesore të këtyre përleshjeve, - kështu është shkruar e është thënë, - se fëmijë, tetë, nëntë vjeç u përfshinë në valën e dhunës. Dikush tjetër thotë se janë përdorur si mburojë. Ndokush tjetër thotë se edhe ata vetë e gjuajtën policinë me gurë...
 
Pyetje: Është e vërtetë. Këto ditë edhe fëmijët ishin në rrugë. Dukej me të vërtetë një lloj intifade irlandezo-veriore. Tani, policia, është e mendimit se këto fëmijë nuk janë përdorur si mburojë, por si ushtarë të vegjël në kuptimin e vërtetë të fjalës. Domethënë, ishin aty për të gjuajtur me gurë e tulla e për të hedhur bomba molotov. Sidoqoftë, bëhet fjalë për një nga aspektet më dramatike të krejt kësaj çështjeje. Jo më kot policia iu drejtua familjeve, sepse është e kuptueshme se në qoftë se një fëmijë, tetë, nëntë apo dhjetë vjeç rri në rrugë gjithë natën, prindërit duhen njoftuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.