2010-07-14 14:41:14

Pakistan: bombardimet në Orakzai shkaktojnë 100 të vdekur


Së paku 100 militantë ekstremistë islamikë janë vrarë në sulme e bombardime në rajonin e fisit të Orakzait, në veri lindje të Pakistanit. Kështu njofton sot Daily Times e cila citon si burim disa funksionar të sigurisë.
Prej disa ditësh aviacioni pakistanezë ka intensifikuar bombardimet kundër bazave të talebanëve në pjesë të ndryshme të rajonit që i përket Territoreve fisnore nën administrimin federal (Fata) në kufi me Afganistanin. Disa vend strehime apo strofka ekstremistësh islamikë janë shkatërruar, mirëpo kanë mbetur akoma disa vende që qëndrojnë, pranoi zëdhënësi i ushtrisë, gjenerali Athar Abbas.
Muajin e kaluar ushtria pati deklaruar se ka marr nën kontroll Orakzaijnë. Sipas burimeve ushtarake, në këtë zonë kanë gjetur strehim shumë militantë të ikur nga jugu i Wazitistanit pas ofensivës së jashtëzakonshme që u ndërmor vitin e kaluar.







All the contents on this site are copyrighted ©.