2010-07-14 13:17:40

Obama:Terroristët s’kanë respekt për jetët e afrikanëve


Presidenti amerikan, Barak Obama, deklaroi se atentatet me bomba në Uganda, që morën jetën e 74 njerëzve, tregojnë se grupet terroriste si al-Shabab apo Al Kaida “nuk i vlerësojnë aspak jetët e afrikanëve”. Obama theksoi se grupet terroriste e shohin Afrikën si “një vend ku mund të çosh përpara betejat ideologjike, ku vriten njerëz të pafajshëm pa marrë aspak parasysh pasojat afatgjata, por vetëm përfitimet e tyre taktike afatshkurta”.
Komentet e presidentit amerikan u bënë gjatë një interviste për mediat afrikane. Kujtojmë se atentatet ndodhën mbrëmjen e së dielës derisa qindra vetë ishin mbledhur në vende publike të ndiqnin ndeshjen finale të kampionatit Afrika e Jugut 2010. Policia ugandeze ka gjetur veshjen bombë të një atentatori vetëvrasës të pashpërthyer dhe ka arrestuar gjashtë persona. Ata janë somalezë dhe ugandezë, derisa në listat e policisë janë gjithsej 20 të dyshuar për ngjarjen tragjike.







All the contents on this site are copyrighted ©.