2010-07-13 15:53:53

OKB dënon ashpër sulmet terroriste e në Ugandë


Këshilli i Sigurimit i OKB së ka dënuar rreptë sulmin terrorist të islamikëve në Kampala të Ugandës. Organizatorët dhe autorët e këtij sulmi të tmerrshëm terrorist duhet të kapen dhe të nxirren para drejtësisë, deklaroi udhëheqësi i KS, presidenti i Nigerisë Xhoi Ogv në Nju Jork.
Me fjalë të ngjashme më parë ishin shprehur edhe sekretari i përgjithshëm i OKB së Ban Ki Mun si dhe ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle.
Në dy sulme terroriste gjatë ndeshjes finale të Kampionatit Botëror të futbollit në Kamara janë vrarë të paktën 74 vetë. Shpërthimet kanë ndodhur në dy lokale ku ishin mbledhur shumë njerëz për të shikuar ndeshjen.







All the contents on this site are copyrighted ©.