2010-07-13 11:45:01

Më 13 korrik kalendari përkujton Shën Henrikun II, perandor


Më 13 korrik kalendari Kishtar përkujton Shën Henrikun e II perandor. Në se Henriku hyri në rrugën e shenjtërisë personale e të reformës së Kishës, kjo është edhe për meritë të bashkëshortes së tij, Kunegondës, gruas me shpirt thellësisht delikat.
Pasi u kurorëzua Perandor në bazilikën e Shën Pjetrit, më 14 shkurt të vitit 1014, në duart e Papës Benedikti VIII, Henriku e ndjeu thellë përgjegjësinë e madhe që kishte ndaj krishterimit dhe nisi aksionin e reformës, duke pasur pranë njerëz të shenjtë si Odiloni i Clinit, Rikardi i Shën Vannës e Romualdi, themelues i kamaldolezëve.

Ndërroi jetë më 1024. Në një letër drejtuar popullit të vet, pati theksuar: “Mësimet e Shkrimit Shenjt, pra Biblës na ftojnë t’i braktisim pasuritë e përkohshme e rahatitë e kësaj toke dhe të kërkojmë me çdo mjet arritjen ndër banesat e amshuara të qiellit”. Shën Enriku Perandor është shembull ndershmërie e drejtësie në artin e vështirë të qeverisjes: prandaj u zgjodh pajtor qiellor për koka të kurorëzuara, do të thotë për mbretër, perandorë e prijës të kombeve, për t’u prirë nëpër shtigjet e ngushta të tokës drejt mbretërisë qiellore.







All the contents on this site are copyrighted ©.