2010-07-13 17:05:23

Lindje e Mesme: Marina izraelite nis operacionin për bllokimin e anijes libiane me ndihma për Gazën.


(13.07.2010 RV)Izraeli lajmëroi se ka nisur nga operacionet për bllokimin e anijes nisur nga Libia me ndihma për Gazën. Anija “Amalthea” nuk është aborduar ende. Sidoqoftë Fondacioni “Gedafi” saktësoi se ultimatumi dhënë nga Tel Avivi është për në mesnatë. “Iu kemi shpjeguar autoriteteve izraelite se destinacioni ynë është Gaza dhe se nuk duam të provokojmë askënd dhe se në anije kemi vetëm ushqime dhe barna, dhe iu kërkuam atyre që të mund t’i shpiem në Gazë.” shpjeguan anëtarët e Fondacionit “Gedafi”.







All the contents on this site are copyrighted ©.