2010-07-13 16:18:33

Këshilli Papnor për Dialogun Ndërfetar: takim kushtuar dialogut ndërfetar në Azi.


(13.07.2010 RV)Nga 12 deri më 18 korrik në Ban Pu Vaan Pastoral Sentër, në Sampran, afër Bangkokut në Tajlandë, do të zhvillohet një takim organizuar nga Këshilli Papnor për Dialogun Ndërfetar me anëtarët e tij, këshilltarët dhe disa nga kryetarët e Komisioneve ipeshkvnore për Dialogun Ndërfetar të vendeve të Azisë jugore, juglindore dhe të Lindjes së largët.
Përveç kard. kryetar, kryeipeshkvit sekretar dhe Imzot zëvendësekretarit të dikasterit, parashikohet edhe ardhja e 30 pjesëmarrësve.
Në plan të parë, do të jetë marrja në shqyrtim e marrëdhënieve të katolikëve me ndjekësit e feve të ndryshme të pranishme në këtë zonë, me synim promovimin e mëtejshëm të dialogut ndërfetar edhe në shërbim të bashkësive civile.







All the contents on this site are copyrighted ©.