2010-07-13 15:52:18

Grupi i parë i të burgosurve politikë largohet nga Kuba


Një grup prej 52 personash të burgosur politikë, që u liruan nga autoritetet e Kubës me ndërmjetësimin e Kishës katolike janë nisur për në Spanjë. Shtatë nga disidentët u dërguan në aeroportin e Havanës për t'u ribashkuar me anëtarët e familjarët e tyre, që u larguan nga Kuba bashkë me ta. Ata janë në mesin e 52 të burgosurve politikë, lirimi i të cilëve u negociua nga Kisha Katolike e Spanja .
Kuba u vu nën presion ndërkombëtar për lirimin e tyre pasi një prej disidentëve të burgosur vdiq nga uria për të denoncuar gjendjen e tyre të rëndë. Personat e burgosur u arrestuan gjatë një operacioni të një shkalle të gjerë kundër aktivistëve të opozitës në 2003.
Kuba gjithnjë e ka kundërshtuar faktin se mban të burgosur politikë, duke i quajtur të burgosurit 'mercenarë të paguar të Amerikës' që duan të minojnë qeverinë kubane. Ish të burgosurit u ribashkuan me gratë e tyre dhe fëmijët në aeroportin ndërkombëtar të Havanës. Zyrtarët e konsullatës spanjolle i intervistuan ata pastaj u dhanë vizat për të qëndruar në Spanjë. Në bordin e avionit ishte edhe gazetari Rikardo Gonzalez dhe gruaja e tij Alida. Gonzalez u dënua me 20 vjet burgim në 2003.







All the contents on this site are copyrighted ©.