2010-07-13 15:31:01

Dioqeza e Sapës vijon misioni veror në zona të Pukës


Në dioqezën e Sapës vijon misioni veror në zona të thella të kësaj Kishe dioqezane me moton “Ku është Kisha aty është misioni”. Kështu në Pukë, Motrat Misionare të Dashurisë së Lumes Nënë Terezë në bashkëpunim me priftin famullitar të Zojës së Papërlyer, zhvillojnë misionin e tyre në fshatrat e Bregut e të Shkozës duke u ofruar besimtarëve mundësinë e një përtëritjeje shpirtërore e dëshmuar afërsinë e Kishës.
Vepra misionare është vepra e veprave, sepse vet Jezu Krishti qe misionari i parë, duke na lënë kështu shembullin për të vijuar edhe ne sot udhën e Tij për të arritur tek vëllezërit e motrat në nevojë. Më hollësisht nga Vau-Dejës na njofton Violeta Marashi...........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.