2010-07-12 14:40:34

Sot më 12 korrik kalendari Kishtar përkujton Shën Gjon Gualbertin, Abat


(12.7.2010 RV)Një të Premte të Madhe Gjon Visdomini hasi në një vend të vetmuar, jashtë Portës së Shën Miniatit, në rrethinat e Firences, vrasësin e të vëllait. Pa menduar dy herë, nxori shpatën nga milli.
Kundërshtari, i pa armatosur, ra në gjunjë dhe hapi krahët, duke kërkuar, në heshtje, mëshirë. Hija e trupit të tij, me krahët hapur, në trajtë kryqi, e preku thellë Gjonin. E ngriti nga toka vrasësin dhe e mori ngrykë.
Që nga ky qas vendosi të largohej nga zhurma dhe inatet e botës e të ndiqte jetën rregulltare. Hyri ndër benediktinë dhe e mbrojti kishën nga barinjtë e rremë, siç ishin vetë abati i benediktinëve dhe ipeshkvi i Firences.
Më 1073, pak para se të vdiste, u la murgjërve të tij këtë porosi: “Kur dëshironi të zgjidhni një abat, zgjidhni ndërmjet fretërve më të thjeshtin, më të ëmblin, më të përulurin”.







All the contents on this site are copyrighted ©.