2010-07-12 18:10:30

Rritet tensioni në Lindje të Mesme


Rritet tensioni në Lindje të Mesme, ku me gjithë paralajmërimet e Izraelit,anija e Libisë 'Amalthea' e ngarkuar me ndihma humanitare për popullsinë e Rripit të Gazës që nga e shtuna e kaluar është duke lundruar nga Greqia drejt territoreve palestineze, ku mund të arrijë brenda dy ditësh. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Ehud Barak, e ka quajtur këtë aksion si "provokim të panevojshëm".
Frika është që mund të ketë një tjetër ndërhyrje të shpejt të armatosur. Kujtojmë se në fund të majit, forcat izraelite ndërhyn me armë zjarri në një flotë me ndihma të nisur nga Turqia. Si pasojë patën humbur jetën nëntë shtetas të Turqisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.