2010-07-12 18:37:53

Në Japoni disfatë e Partisë demokratike progresiste në zgjedhjet e djeshme.


Partia e qeverisë humb shumicën në Dhomën e lartë të Parlamentit. Tani për të qeverisur duhet të gjejë aleatë. Kryeministri i Japonisë, Naoto Kan, përjashton dorëheqjen pas rezultateve të zgjedhjeve të djeshme për përtëritjen e Senatit që shënoi humbjen e qendrës së majtë. Pas humbjes së partisë së tij në zgjedhjet e Senatit, kryeministri Naoto Kan pranoi se janë bërë gabime e një prej shkaqeve për humbjen e Partisë së tij Demokratike ishte paralajmërimi për ngritjen e tatimeve, deklaroi kryeministri, i cili në këtë post është zgjedhur para një muaji. Në votimet e fundit për Senat të dielën koalicioni i tij i majtë qeveritar, ka humbur shumicën. Në të ardhmen koalicionit qeveritar i duhet të gjejë edhe bashkëpunëtorë të tjerë, për të miratuar projektligjet që do të paraqiten në parlament.







All the contents on this site are copyrighted ©.