2010-07-12 19:05:43

Në Afganistan nga një atentat i talebanëve, vriten 6 civilë në Helmand


Gjashtë civilë afganë kanë vdekur e katër të tjerë janë plagosur sot në zonën e Lashkargahit, në provincën jugore të Afganistanit të Helmandit, nga shpërthimi i një bombe. Kështu bëjnë të ditur në Kabul Forcat ndërkombëtare të asistencës e sigurisë (Isaf). Atentati është komanduar nga distanca e ka goditur një automjet që gjendej në afërsi të automjeteve ushtarake të forcave ndërkombëtare.
Një helikopter i Forcave ndërkombëtare, që transportonte të plagosurit drejt spitalit, është gjuajtur me armë zjarri nga disa shtëpi të afërta. “Ky është një tjetër shembull - komentoi koloneli William Maxwell, zëdhënës i Qendrës operative i forcave të përbashkëta - i vrasjeve pa kurrfarë faji e dallimi, mbarë e mbrapshtë e talebanëve që as u shkon në mendje fati i civilëve, jeta e të cilëve për ta nuk vlen asgjë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.