2010-07-12 18:01:29

Mbërrijnë sonte në Spanjë të burgosurit e parë politik të liruar nga Kuba me ndërmjetësimin e Kishës.


Pra grupi i parë i ish të përndjekurve politikë kubanë së bashku me familjarët e tyre - liruar nga autoritetet e Havanës, pas ndërmjetësimit të udhëhequr nga Kisha katolike, mbërrijnë sonte në Madrid. Është fjala për 52 opozitarë të qeverisë së Fidel Kastros, për lirimin e të cilëve edhe intelektuali kuban Guillermo Farinas pati çoi përpara betejën me grevën e tij të urisë. Lirimi i të burgosurve të parë kubanë pra është një ngjarje me peshë historike siç konfirmon Ugo Draetta, docent i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin katolikë të Milanos.
“ Komentet nuk mund të mos veç se pozitiv. Kjo mund të jetë një lëvizje që pastaj do të përshpejtohet - motus in fine velocior - mund të jetë një fillim i hapjeve edhe më të mëdha e këtë edhe shpresojmë. Me siguri është një fitore e së drejtës ndërkombëtare dhe e normave që kanë të bëjnë me të drejtën e azilit: janë dëbuar nga Kuba e menjëherë hyri në punë enë fuqi rrjeti i së drejtës ndërkombëtare për drejtën e azilit, që është aplikuar pikërisht nga Spanja. Do të thosha se para këtij kuadri pozitiv e vetmja notë, pak sa e stonuar, është mungesa e Evropës”. Kujtojmë se të burgosurit janë arrestuar në vitin 2003 dhe janë dënuar deri me nga 28 vjet heqje lirie.







All the contents on this site are copyrighted ©.