Në qytetin e Ugandës, Kampala 78 të vdekur, janë viktima të atentatit të dyfishtë,
që tronditi mbrëmë gjithë Ugandën, goditur rëndë nga terrorizmi. Është fjala për dy
bombat, që shpërthyen në dy lokale të kryeqytetit, të mbushura përplot me njerëz gjatë
finales së Kampionatit Botëror të Futbollit në Afrikën e Jugut. Më parë, një grup
i afërt me Al Kaidën kishte kërcënuar me sulme në Ugandë dhe në Burundi, sepse këto
dy vende kanë dërguar ushtarë në misionin paqësor në Somali. Presidenti amerikan,
Barak Obama, e dënoi këtë sulm. Ndër viktimat është edhe një shtetas amerikan Njollat
e gjaku mbi Kampionatin botëror të futbollit, tregojnë edhe një herë fytyrën e vërtetë
të terrorizmit, që vihet ballë për ballë me festën botërore, plot ndjenja të bukura
e paqësore, frymëzuese për rrugën e “Fitoreve të skuadrës”, jo të “krimeve të skuadrës”.