Sot më 9 korrik kalendari Kishtar përkujton Shën Adrianin III, papë
Shën Adriani III, i pagëzuar me emrin Agapito, qe Papë ndërmjet viteve 884-885. Të
pakta janë të dhënat për jetën e tij. Dihet se lindi në Romë, se u zgjodh papë më
17 maj 884 e se papnia e tij e shkurtër, qe plot trazira. Vdiq në Spilamberin
e sotëm, pranë qytetit italian Modena, në shtator të vitit 885, nësa ishte në shtegtim
drejt Uormsit, pasi qe thirrur nga Karli III, mbret i frankëve, për të siguruar vazhdimësinë
e Perandorisë së Shenjtë Romake dhe për të diskutuar lidhur me rrezikun e saraçenëve,
që vijonin të forcoheshin, duke krijuar kërcënime të reja për botën e krishterë. Papa
Adriani III u varros në monastirin e Nonantolës në Modena. Dihet, gjithashtu
se mbajti qëndrim pajtues ndaj Patrikut të Kostantinopojës, Focit, por nuk dihen me
saktësi shkaqet e nderimit të tij si shenjt. Këto shkaqe ndoshta duhen kërkuar në
ndihmën e jashtzakonshme që i dha Romës gjatë një periudhe kur vuante nga zija e bukës.
Kulti i Shën Adrianit papë, që u kremtua sot, nis që në vitin 1891.