2010-07-09 15:47:41

Shqipëri: Presidenti Topi: thirrje partive për të zgjidhur krizën pa qëndrime unilaterale


Presidenti i Republikës Bamir Topi i bën thirrje maxhorancës dhe opozitës të respektojnë standardet politike dhe të mos mbajnë qëndrime unilatere.
“Kam bërë disa herë komente për situatën politike. Partitë duhet të respektojnë standardet. Duke mos mbajtur qëndrime unilaterale, gjërat bëhen më të zgjidhshme.”- deklaroi sot në mesditë presidenti Topi.
Kreu i shtetit shqiptar foli dhe për datën e zgjedhjeve të ardhshme duke shpresuar se “data do të jetë në pranverën e ardshme” .







All the contents on this site are copyrighted ©.