Në Dubrovnik mbahet takimi i vendeve të Evropës Juglindore
Takimi dyditor i nivelit të lartë të vendeve të Evropës Juglindore fillon sot në qytetin
kroat, Dubrovnik. Tema e forumit të sivjetshëm është "Evropa Juglindore para sfidave
globale", ndërsa në diskutime do të trajtohet tema mbi menaxhimin e ekonomive, sigurinë
globale, marrëdhëniet transatlantike, sfidat nga kriza ekonomike botërore, si dhe
ardhmëria e rajonit të Evropës Juglindore. Takimi u hap me fjalimin e presidentit
kroat, Ivo Josipoviq dhe kryeministres, Jadranka Kosor. Në takim marrin pjesë minsitar
e jashtëm nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina. Është
paraparë që në takim të marrin pjesë eurokomisari për zgjerim, Shtefan Fyle, kryeministrat
e Francës, Polonisë dhe Sllovenisë, Fransoa Fijon, Donald Tusk dhe Borut Pahor. Të
pranishëm janë edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, kryeministri i Kosovës,
Hashim Thaçi dhe kryeministri malazez, Millo Gjukanoviq janë ndërmjet pjesëmarrësve
të takimit. Pjesëmarrrësit e takimit do të diskutojnë për procesin e zgjerimit të
BE së, që u dëshmua si katalizator efikas për ndryshime pozitive në reformat e brendshme
në vendet e Evropës Juglindore, njoftoi MPJ ja kroate.