Marrëveshje e Selisë së Shenjtë me Landin Niderzaksen për pozitën juridike të disa
shkollave katolike.
Pasditen e 28 qershorit të kaluar, në selinë e nunciaturës apostolike në Berlin, nunci
apostolik në Gjermani, imzot Zhan–Klod Perisè dhe ish-ministri-kryetar i Landit Niderzaksen,
zoti Kristian Vulf, shkëmbyen instrumentet e nevojshme juridike për ratifikimin e
Marrëveshjes, nënshkruar më 6 prill 2010, për modifikimin e § 6 të Shtesës së Konkordatit
ndërmjet Selisë së Shenjtë e Landit, të vitit 1965 si dhe për rregullimin e pozitës
juridike të disa shkollave katolike, të drejtuara nga dioqezat e Hildeshaimit, Osnabrykut
e Mynsterit, në të njëjtin Land. Të pranishëm në ceremoni, disa deputetë e nxënës
të shkollave, që kanë të bëjnë me marrëveshjen. Me personelin e nunciaturës ishte
edhe Imzot Feliks Bernard, kryetar i Zyrës katolike të Niderzaksen. Siç dihet, më
30 qershorin e kaluar Kristian Vulf u zgjodh president i Republikës federale gjermane.