Tomas Mor dhe primati i ndërgjegjes: 375 vjet më parë vrasja e Lordit kancelar që
iu kundërvu Henrikut VIII.
Më 6 korrik të 1635, pas gati tre muajsh burgim, Henriku VIII, mbret i Anglisë, ekzekutoi
Tomas Mor. Akuza ishte tradhti ndaj sovranit nga ana e atij që për vite të tëra kishte
qenë këshilltari më i çmuar i mbretit. Në të vërtetë ishte besnikëria e Morit ndaj
vlerave të krishtera që e çoi atë në podium ekzekutimi me vdekje, sepse Mor refuzoi
të pranonte divorcin e Henrikut VIII nga gruaja e tij Katerina e Aragonës dhe martesën
e tij me Ana Bolenën, veprim ky që do ta çonte mbretin anglez drejt shkëputjes nga
Kisha e Romës.
“Ah, sikur ta dije Margaret sa net e net të pagjuma kam kaluar
(...) duke përsëritur në mend të gjitha rreziqet që mund të më kanoseshin(...) Dhe
ndërsa mendoja, vogëlushja e ime, e ndjeja shpirtin të më ndrydhej nga ankthi. E megjithatë
falënderoj Zotin, që pavarësisht nga të gjitha këto, asnjëherë nuk më ka shkuar nëpër
mend të tërhiqem nga synimi i im, edhe sikur të më ndodhte gjëja më e keqe”. Tomas
Mor është i kthjellët pavarësisht frikës që e mundon ndërsa është në burg dhe i shkruan
së bijës duke menduar për fatin e vet që nuk ndjell asgjë të mirë nga ana e mbretit,
një herë e një kohë mik, atëherë kur shpëtimi duket një utopi e pamundur. Një përmbysje
e papritur e fatit: nga Lord kancelar në një tradhtar të përbuzur, në Londrën që përjetonte
divorcin e dyfishtë të sovranit, nga gruaja që nuk po i jepte trashëgimtarin aq të
kërkuar, dhe nga Papa i Romës, që nuk ka ndërmend ta pranojë atë divorc të mbretit.
Megjithatë, edhe në zymtësinë fatkeqe të Kullës së Londrës, Tomas Mor mbetet ai i
krishterë që ka qenë gjithnjë. Nëse ishte ai që e bëri Henrikun VIII të fitonte titullin
e “Mbrojtësit të krishterimit” në luftën kundër Luterit dhe valës gjithnjë në rritje
të protestantizmit, ishte po ai që dha dorëheqjen më 16 maj 1532 nga detyra e Lordit
kancelar, kur sovrani anglez, pasi nuk mori anulimin e martesës nga Papa Klementi
VII, vendosi ta marrë vetë kryesinë e Kishës angleze duke u shkëputur atë nga Roma. Në
realitet, “Toma Mor ke qenë përherë besnik në dashurinë e tij ndaj mbretit”, siç pohoi
kohëve të fundit në një konferencë mbajtur në Romë, cituar nga gazeta Osservatore
Romano, kryeipeshkvi Jean-Louis Brugučs sekretar i Kongregatës së Vatikanit për Edukimin
Katolik. Pastaj “një ditë, këto besnikëri - vrejti prelati - u gjenden në kundërshtim
me një besnikëri që Mor e vlerësonte dhe konsideronte si më të lartë, besnikërinë
ndaj ndërgjegjes personale. Fjala ndërgjegje duket për 17 herë me radhë shkrimin e
tij të fundit në formë testamenti. Për një të krishterë, ndërgjegjja nuk është vetëm
ai vend intim e i thellë ku njeriu vendos me vetveten para se të marr ndonjë vendim
moral; ajo është lartësim i të qenurit njeri që i mundëson çdonjërit të gjykoi e vlerësoi
me ndërgjegjen e vet Hyjit”. 365 vjet pas vdekjes të atij 6 korriku, kur koherenca
e Toma Mori këputet e ndalet nga goditja e një shpate, sot “rreziku nuk është më i
vogël” se ia i asaj kohe, reflekton imzot Brugučs. “Në shoqëritë shekullarizuese -
pohon - ku hipoteza e çfarëdo trashendence përjashtohet në zgjedhjet e përcaktimet
kolektive, ekziston rreziku i madh të besohet përsëri se nuk ekziston asgjë përmbi
ligjet e qytetit. Ky ka qenë përherë pretendimi i Shtetit ti nënshkroi autoritetet
morale, apo të bëjë të heshtin, për t’i dhënë vetes autoritetin moral absolut”. Krishterimi
beson të kundërtën: dinjiteti i njeriut i këshillon të ndjek ndërgjegjen e tij deri
në fund të fundit. E sipas Toma Mor, në çdonjërin prej nesh ekziston një organ i mrekullueshëm
që na bën më të mëdhenj e të jemi mbi ligjet politike. Është pikërisht ky organ që
na bënë të jemi qenie të lira”.