2010-07-06 14:20:04

Skoci: gëzimi i ipeshkvijve për vizitën e Papës në shtator


“Jam i bindur që do të jetë një ditë gëzimi të madh për ne skocezët”: kështu pohon kardinali Keith O’Brien, president i Konferencës ipeshkvnore të Skocisë, duke komentuar vizitën e ardhshme të Benediktit XVI në Skoci më datën 16 shtator, në kuadrin e udhëtimit apostolike Papës në Mbretërinë e Madhe.
Në veçanti, në tokën skoceze, Papa do t’i bëjë vizitë Mbretëreshës Elizabeta II në Pallatin Mbretëror të Holyroodhouse në Edimburg dhe do të kryesojë një Kremtim Eukaristik në Bellahouston Park të Glasgow.
Kardinali O’Brien nënvizon se si ardhja e Papës Benediktit XVI në Skoci përkon me festën e Shën Ninianit, njërit ndër ungjillëzuesit e Skocisë në shekullin e IV. E pastaj shton: ”Dua të përkujtoi që vizitat apostolike kanë qenë përherë një mundësi e rrallë për përforcimin e fesë sonë e për dëshmimin e saj. Një brez skocezësh të të gjitha bashkësive të krishtera fetare i kujton ende sot me mirënjohje të thellë të mirat që buruan nga takimi me Papën Gjon Palin II në Edimbur , më 1982”.
Në vijim presidenti i ipeshkvijve skocezë u bënë thirrje të gjitha bashkësive, katolike e atyre jo katolike që jenë të pranishme në takim me Papën Benediktin e XVI më 16 shtator e përfundon: “Në çastin në të cilin do të kremtojmë festën e Shën Ninianit, që ka rrënjosur fenë e krishterë ndër ne, shpresoj që një brez i ri të rigjallërohet e të përforcohet në bartjen e mesazhit të Ungjillit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.