2010-07-05 15:54:22

Turqia pretendon nga Izraeli të kërkojë të falur dhe mbyll hapësirën ajrore.


Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka tërhequr vërejtjen se Vendi i tij do të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, nëse ky i fundit nuk kërkon falje për incidentin me anijen turke. Më 31 maj, forcat izraelite ndërhyn ushtarakisht në anijen turke me ndihma humanitare dhe si pasojë e përleshjeve u vranë nëntë vetë. Pas incidentit, Turqia tërhoqi ambasadorin nga Izraeli. Izraeli ka nisur një hetim për ngjarjen, por nuk ka pranuar të hetohet. Davutoglu ka njoftuar se Ankaraja ka mbyllur hapësirën ajrore për avionat ushtarak izraelian. Nga Jerusalemi kundërpërgjigjja: Izraeli nuk kërkon falje.Turqia dhe Izraeli po shkojnë drejt ngrirjes së plotë të të gjitha marrëdhënieve.







All the contents on this site are copyrighted ©.