Në Poloni fiton kandidati qeveritar, Komorovski do të jetë president i ri
Kandidati i qeverisë në zgjedhjet presidenciale në Poloni, Bronisllav Komorovski,
ka fituar më 52,6% të votave dhe ka premtuar se do të punojë në qetësimin e marrëdhënieve
politike në vend. “Dallimet janë pjesë e pandashme e demokracisë, por duhet të sigurohemi
që ato të mos e pengojnë bashkëpunimin”, tha Komorovski. Aktualisht ai është president
i dhomës së ultë të Parlamentit, ushtrues i detyrës së presidentit të Shtetit pas
vdekjes së Leh Kaçionskit, dhe ishte kandidat i koalicionit qeveritar të kryeministrit
Donald Tusk. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se me 95 për qind të votave të
numëruara Komorovski kryeson me 52.6 për qind, ndërsa sfiduesi, Jaroslv Kaçinski,
binjaku i presidentit që vdiq në aksidentin ajror në Rusi, ka fituar 47,4 % të votave.