2010-07-05 18:34:01

Në Kinë u shuguruan 5 meshtarë të rinj, fryte të Vitit Meshtarak.


Në ditën kur kremtohej solemniteti i Shën Pjetrit e i Shën Palit, në Kinë u shuguruan pesë meshtarë të rinj. Kremtimi u mbajt në katedralen e dioqezës Yi Çang, në provincën Hu Bei e u kryesua nga ipeshkvi i dioqezës, imzot Lu Shou Vang, i shuguruar me miratimin e Selisë së Shenjtë. Siç njofton agjensia Fides, katedralja ishte përplot me besimtarë, rregulltarë e familjarë të meshtarëve të rinj, thirrja meshtarake e të cilëve arriti pjekurinë e plotë pikërisht gjatë Vitit meshtarak, të sapopërfunduar. Të gjithë kandidatët u përgatitën në seminaret katolike kineze, në jug të vendit. Me këto shugurime, numri i meshtarëve të dioqezës Yi Çang arriti në 22. Dioqeza, që numëron edhe 11 murgesha, ka 16 famulli, të cilat u shërbejnë 20 mijë besimtarëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.