2010-07-05 18:33:43

Në Indonezi vijon dhuna antikristiane.


Nuk pushojnë persekutimet kundër të krishterëve në Indonezi. Pak ditë më parë, në Bekasi, një i krishterë u kërcënua publikisht me vdekje nga një grup islamikësh fanatikë. E nuk është hera e parë që të krishterët kërcënohen. Para xhamisë kryesore është varur një parrullë, në të cilën, poshtë figurës së një burri me litar në grykë, shkruhet: “Ky njeri meriton dënimin me vdekje”. Burri është Andreas Sanau, 29 vjeç, i krishterë, që akuzohet se dëshiron të organizojë pagëzime në masë. Është i fundmi, në rend kronologjik, i akteve të dhunës e të frikësimit, që ndërmerr Fronti fanatik islamik kundër të krishterëve, në rrethinat e kryeqytetit indonezian. “Në se nuk pranojnë të bëjnë atë që u themi, do t’i detyrojmë me dhunë”, shprehen fanatikët, të cilët po formojnë një grup paraushtarak prej 1500 vetësh, në perspektivën për vendosjen e sharisë mbi gjithë vendin. E kanë arritur deri atje, sa t’u bëjnë thirrje xhamive t’i përdorin të gjitha mjetet kundër krishterimit.
Por, për fat të mirë, ekziston edhe një front tjetër islamik, ai i paqes e i dialogut me fetë e tjera. “Islami është bekim për gjithë njerëzimin, shprehet sekretari i përgjithshëm i një organizate myslimane, me 60 mijë anëtarë, prandaj të gjithë myslimanët e kanë për detyrë t’i respektojnë besmitarët e feve të tjera”. E kjo porosi vlen sidomos për të rinjtë, që duhet të mësohen të respektojnë pesë parimet, mbi të cilat ngrihet një shtet laik: “besimi në një Zot të vetëm; drejtësia, uniteti i vendit, demokracia e barazia shoqërore”.







All the contents on this site are copyrighted ©.