2010-07-05 17:30:48

Herman Van Rompuy në turneun ballkanik, shpreh shqetësim për dhunën në Kosovë


Presidenti i Bashkimit Evropian Herman Herman Van Rompuy filloi sot një turne në disa nga vendet e Ballkanit. Pas vizitës në Slloveni, në Kroaci e Serbi,nesër mbërrin për një vizitë në Kosovën. Gjatë këtij turneu Herman Van Rompuy synon të konfirmojë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Ai shprehi sot shqetësim për përshkallëzimin e dhunës në pjesën veriore të Kosovës. Gjatë qëndrimit të tij në Lubjanë, në kuadër të turneut ballkanik, Van Rompuy, është takuar me kryeministrin Borut Pahor. Pas takimit, në konferencën për shtyp, të dy zyrtarët e lartë shprehën shqetësim për përshkallëzimin e dhunës në veri të Mitrovicës.
"E ardhmja evropiane e Ballkanit është kyçe për stabilitetin e rajonit dhe synimi ynë është që integrimi të vazhdojë në mënyrën më efikase të mundshme", tha presidenti i Bashkimit Evropian, Herman von Rompuy. "Ballkani Perëndimor është përparësi themelore për BE në", deklaroi Von Rompuy në një intervistë për mediat kroate.







All the contents on this site are copyrighted ©.