2010-07-03 17:05:50

Programi i vizitës së Benediktit XVI në Sulmonë: 4 korrik 2010


(03.07.2010 RV)Nesër Papa do të vizitojë Sulmonën. Do të niset në orën 8. 30 me helikopter nga Vatikani, për të arritur në vendin e vizitës baritore, pasi të ketë fluturuar mbi abacinë e Shpirtit Shenjt e mbi Vetmitoren e Shën Onufrit në Morrone.
Pas zbritjes nga helikopteri, Benedikti XVI do të përshkojë me papamobil rrugën Maxini dhe rrugën kryesore të qytetit, që mban emrin e poetit të madh latin, Ovidit, lindur në këto troje, për të arritur, më pas, në Sheshin Garibaldi.
Pasi të sillet rreth sheshit, për t’u takuar me besimtarët, do të ndjekë përshëndetjen e rastit, nga ana e kryetarit të bashkisë, zotit Fabio Federiko e ipeshkvit, Anxhelo Spina.
Në orën 10.00, veprimtaria kryesore: Mesha Shenjte, pasuar nga kremtimi i Engjëllit të Tënzot.
Në orën 12. 30, duke përshkuar me makinë rrugët Ovidi e Rusvelt, do të shkojë në qendrën baritore dioqezane. Këtu do të përurojë e do të bekojë Shtëpinë e meshtarëve, të sapo restauruar, ku do të banojnë meshtarët e moshuar e të sëmurë. Do të quhet “Shtëpia meshtarake Benedikti XVI”.
13. 30-ta është ora e drekës. E Papa do të ulet në sofër pikërisht në qendrën baritore, i rrethuar nga sivëllezërit dhe grupi, që e shoqëron.
Në orën 16. 30 do të përshëndesë anëtarët e Komitetit organizator të vizitës e, më pas, do të takohet me delegacionin e Shtëpisë administrative të Sulmonës.
Rreth orës 16. 45 do të arrijë në Katedrale, ku do të takohet me të rinjtë, për të adhuruar, së bashku, të Shenjtnueshimin Sakrament. Do të zbresë, pastaj, në kriptën e Katedrales, për të nderuar reliket e Shenjtorëve Panfili e Çelestini V.Në orën 17. 30 do të jetë në stadiumin “Paloci”, prej nga do të niset për në Romë.







All the contents on this site are copyrighted ©.