2010-07-02 15:45:26

Pakistan: 42 viktima në Lahore nga terroristët në varrin e një sufi


Mbi 42 njerëz kanë vdekur e së paku 200 të tjerë janë plagosur kur tre atentatorë ekstremistë kamikazë në një vend kulti në qytetin pakistanez të Lahores. Qindra besimtarë gjendeshin në varrin e një shenjti sufi në momentin e sulmit. Rreth 200 të tjerë janë plagosur. Autoritetet e vendit njoftuan se tre atentatorë vetëvrasës hodhën veten në erë brenda vendit të kultit në Lahore, në lindje të vendit. Me gjithë masat e rrepta të sigurisë, ata kishin arritur të hynin në vendin e shenjtë, në të cilin ishin mbledhur shumë besimtarë myslimanë. Prej muajsh Pakistani po tronditet nga një seri atentatesh terroriste. Atentatorët janë të lidhur me organizatën terroriste Al Kaida e talibanët. Ushtria pakistaneze ka nisur një ofensivë të gjerë në zonat ku ata strehohen, në kufirin me Afganistanin.







All the contents on this site are copyrighted ©.