2010-07-02 15:49:43

Obama njofton kandidatin për ambasadorin e ardhshëm në Shqipëri


Presidenti amerikan Barak Obama njoftoi dje kandidatin për ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Aleksander Arvizu është diplomat karriere i Shërbimit të Huaj, në rangun e këshilltarit ministror. Aktualisht, Arvizu është drejtor i zyrës së zhvillimit të karrierës dhe pozitave në Departamentin amerikan të Shtetit.
Më parë, ai ka qënë Zv/ndihmës Sekretar në Byronë e çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit. Ai ka shërbyer si Zv/Shef i Misionit në Bankok të Tailandës dhe në Pnom Pen të Kamboxhias. Ai ka shërbyer në vende të tjera, si Koreja e Jugut dhe Japonia. Këtu në Uashington ai ka shërbyer në Këshillin e Sigurimit Kombëtar. I lindur në Kolorado, Arvizu ka përfunduar studimet pasuniversitare në Universitetin Xhorxhtaun (Georgetown).







All the contents on this site are copyrighted ©.